Aktualitet

Punimet në “Qafën e Pazarit” në Gjirokastër largojnë turistët, bizneset në kolaps, fitime “mbijetesë”

13 Korrik 2019, 12:04 Nga DOSJA
Punimet në “Qafën e Pazarit” në Gjirokastër

GJIROKASTËR-Bizneset në Qafën e Pazarit në zonën historike të Gjirokastrës po shkojnë drejt falimentimit. Muaji Korrik, kulmi i sezonit turistik për ta është shndërruar në sezonin më të dobët parë ndonjëherë, pasi po u sjellë fitime” mbijetesë”.

Sipas tyre punimet, pluhuri dhe zhurmat si pasojë e rikonstruksionit që po kryhet në kalldrëmin karakteristikë po i largojnë turistët, të cilët qëndrojnë vetëm disa orë duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për punimet artizanale që identifikojnë qytetin e gurtë.

Më tej ata thonë se edhe kriza politike që ka mbërthyer vendin ka dhënë efektet e veta negative, duke sjellë anulimin e prenotimeve nga turistët e huaj. 

Ndonëse pritej që muaj korrik dhe gusht të shënonin një bum vizitorësh në qytetin e gurtë, këtë vit numri i tyre paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet falimentimi i i bizneseve gjirokaster punimet ne qafen e pazarit falimentimi i i bizneseve gjirokaster punimet ne qafen e pazarit

Sondazh

Poll