Aktualitet

E vizitoi pak javë më parë në burg, çfarë e lidh Kujtim Gjuzin me Nehat Kullën

13 Korrik 2019, 18:04 Nga DOSJA
E vizitoi pak javë më parë në burg, çfarë e lidh

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi pak javë më parë habiti të gjithë me vizitën e tij në burgun e Fushë Krujës, kjo pasi të rralla janë vizitat e ligjvënësve në intitucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjuzi pas vizitës tegoi dhe detaje, ku tha se kishte takaur në qeli Nehat  Kullës. Këtë ai e shprehu dhe në një intervistë për “Panorama” pak ditë më vonë. Po çfarë e lidh deputetin Konservator me “Gjeneralin”?

Sot pasi Dosja.al publikoi lajmin se Kulla është lënë i lirë, një ish-gazetar i vjetër shkroi në redaksinë tonë ku hidhte dyshime për një lidhje të deputetit me të dënuarin. Sipas tij Gjuzi ka qenë një nga “ushtarët” e bandës së Nehat Kullës në vitin 1997.

Ai shton më tej se kjo gjë është e faktuar dhe me shkrime të kohës, kur banda kryente krime gjatë viteve të trazirave në vend. Kujtojmë se Nehat Kulla ka lënë qelinë e burgut të Fushë Krujës, pasditen e somte pasi përfundoi të gjitha ditët që i kishin ngelur nga vitet e dënimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e nehat kulles kujtim gjuzi lirohet gjenerali nehat kulla banda e nehat kulles kujtim gjuzi lirohet gjenerali nehat kulla

Sondazh

Poll