Aktualitet

I kërkonin lekë dhe marrëdhënie seksuale një gruaje, arrestohen dy fierakët (KËRCËNIMI)

13 Korrik 2019, 11:45 Nga DOSJA
I kërkonin lekë dhe marrëdhënie seksuale një gruaje,

Fier- Në prangat e policisë kanë rënë dy persona në Fier pasi pasi kanë shantazhuar një grua duke i kërkuar vlera monetare dhe favore seksuale duke e kërcënuar se do t’i publikonin në rrjetet sociale disa foto të saj personale.

Nga policia janë arrestuar G.M, 44 vjeç, banues në Cakran dhe  J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran. Ata i kërkoni lekë gruas duke i thënë se do të publikonin fotot e saj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive.

Në pranga dy shtetas për kanosje e shantazh me qëllim përftimi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit, zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke e finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në fier kërcënimi i gruas arrestohen dy persona në fier kërcënimi i gruas

Sondazh

Poll