Politike

Sa shanse ka që të bëhet kryetar i ri i PD-së? Këlliçi: Nëse Berisha tërhiqet nga gara

8 Prill 2022, 19:38 Nga DOSJA
Sa shanse ka që të bëhet kryetar i ri i PD-së?

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se i vetmi skenar, ku ai mund të bëhej kryetari i ri i Partisë Demokratike do të ishte në momentin që të tërhiqej nga gara ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Këlliçi shtoi se Berisha njihet për detajin që nuk bën hapa pas.

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll