Politike

Zyrtari i lartë gjerman viziton Shqipërinë, gati marrëveshja për patentat

8 Prill 2022, 15:32 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë gjerman viziton Shqipërinë, gati marrëveshja

TIRANË- Zvendërministri gjerman i Transportit dhe Infrastrukturës Oliver Luksic do të vizitojë Shqipërinë javën që vjen. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada gjermane në vend bën me dije se gjatë vizitës së Luksic në Tiranë, do të nënshkruhet dhe një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Njoftimi i Plotë:

Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill. Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku. Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku oliver luksic belinda balluku oliver luksic

Sondazh

Poll