Politike

VD-Berisha paralajmëron: Po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri

8 Prill 2022, 11:59 Nga DOSJA
VD-Berisha paralajmëron: Po përpunoj platformën më

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se është ndër të vetmit që ka mundur kryeministrin Edi Rama dhe se po përgatit një ofertë shumë të mirë për të marrë edhe votat e elektoratit gri. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se kryeministri Rama e ka humbur qetësinë dhe se e vetmja gjë që përpiqet të bëjë është propagandë kundër tij.


“Unë po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri. Atëherë dalin me tezën se nuk e mund dot Edi Ramën. Mund t’ju bëj një pyetje, kush e ka mundur Edi Ramën në Shqipëri? E ka mundur dy herë Sali Berisha. Po flas me fakte. Kush i ka mundur socialistët në 92, 96 dhe në 2001, në 2005, 2009, 2007, 2011? Nëse ka një njeri që ka trashëgmninë e mundjes është Sali Berisha. Po të keni ndonjë tjetër thojeni. Këto janë paralajmërime se Berisha do të fitojë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë një regjim si i Ramës. Ky është revolucion i pandalshëm. Sa i përmendej emri im i dridhet zëri Ramës. Ka humbur qetësinë. E kanë humbur qetësinë, ka një dominim të PD në opinion, lajm shumë i mirë për opinionin publik,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR- Legalizimi i kanabisit mjekësor,Berisha:Rama legjitimoi bandat,dridhet kur dëgjon emrin tim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 8 prill 2022 sali berisha sali berisha 8 prill 2022

Sondazh

Poll