Politike

Presidenti/ Duka: Votoj çdo kandidaturë me integritet! Mediu: Në linjë me SHBA

8 Prill 2022, 17:34 Nga DOSJA
Presidenti/ Duka: Votoj çdo kandidaturë me integritet! Mediu:

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka të caktuar emrin e Presidentit të ardhshëm. Në një intervistë për A2 CNN, Duka ka theksuar se në parim do të jetë dakord të votonte një kandidaturë mbi palët, nëse negociatat me mazhorancën do të ishin të sinqerta.

“Unë personalisht jam gati që të votoj një kandidaturë që është me integritet dhe që mendoj se e bën mirë rolin e presidentit. Dëshira imë do ishte të ishte nga e djathta sepse ekuilibrohet pak pushteti, por ndoshta edhe jashtë politikës”, tha Duka.

Ai gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm të bashkëpunoj meë këdo që vendoset në krye të PD-së.

“Bashkëpunoj me këdo që merr PD”.

Fatmir Mediu, ndër aleatët më besnikë të ish-kryeministrit ka theksuar nevojën e gjetjes së rruge komunikimi mes SHBA-së dhe Berishës. Sipas Mediut, opozita duhet të ketë një raport të qëndrueshëm si me SHBA ashtu edhe me përfaqësuesit e tyre në vendin tonë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron duka edi rama fatmir mediu agron duka edi rama fatmir mediu

Sondazh

Poll