Politike

SQARIMI/ Ivi Kaso: S’është pranuar asnjë ankimim ndaj vendimit që njeh 11 dhjetorin

8 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
SQARIMI/ Ivi Kaso: S’është pranuar asnjë ankimim ndaj

TIRANË– Ivi Kaso, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike shprehet se Gjykata nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë ankimim ndaj vendimit që njeh statutin e 11 dhjetorit. Në një postim, Kaso shkruan se njoftimi i sotëm i gjykatës ka qenë thjesht sqarues, që është në pritje të vendimit për të parë nëse ky ankimim është sipas ligjit apo jo.

Statusi i plotë: Nuk eshte pranuar nga gjykata asnje ankim per 25 marsin! Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit! Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave! NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo. Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso ivi kaso

Sondazh

Poll