Politike

Manja: Pro kanabisit për qëllime mjekësore, termi ‘malok’? Krenar se jam malësor

8 Prill 2022, 14:35 Nga DOSJA
Manja: Pro kanabisit për qëllime mjekësore, termi

SHKODËR– Pas një inspektimi në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipërinë. Ai tha se nëse i shërben ekonomisë së vendit përse të mos legalizohet për qëllime mjekësore.

Pjesë nga prononcimi:

Ulsi Manja: Janë iniciativa që nxisin ekonominë dhe të paktën me aq sa u parashtrua nga rezultatet e Këshillimit Kombëtar qytetarët shprehën pro saj. Ndërkohë që kanabisi për qëllime të tjera nuk besoj, sepse kemi një kuadër të plotë ligjor në fuqi. Kanabisi për qëllime mjekësore nuk jemi ne të vetmit që e kemi miratuar

Pyetje: A i hap rrugë përforcimi të trafikantëve duke qenë se jemi një shtet më i brishtë se ata të tjerët?

Ulsi Manja: Duhet pritur nisma ligjore për të parë mekanizmat dhe instrumentat që i japin përgjigje dhe këtij shqetësimi që ju sapo ngrini

Po ashtu, Manja u pyet edhe për mesazhin diskriminues të publikuar nga kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, sipas saj të shkruar nga anëtarja e Komisionit të Vetingut, Genta Bungo për të larguar një “maloke” nga sistemi i drejtësisë. Ministri tha se vetë është krenar që është malësor dhe se është kundër gjuhës së urrejtjes dhe racizmit.

“Termi ‘malok’? Jam krenar që jam malësor. Si ministër i Drejtësisë mbështes punën e organeve të Vettingut, jam kundër gjuhës së urrejtjes, aq më tepër racizmit,”-shtoi ai.

Ndër të tjera, Manja njoftoi se masat e reja në burgje ku hiqen kufizimet për lejet, përveç lejeve shpërblyese. Të dënuarit, me familjarët do të ketë takime normale duke e zgjeruar dhe me persona të afërm sipas përcaktimeve, e po ashtu do ketë edhe takime të veçanta dhe me fëmijët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike legalizimi i kanabisit ne shqiperi ulsi manja legalizimi i kanabisit ne shqiperi ulsi manja

Sondazh

Poll