Politike

Legalizimi i kanabisit, Shehu: Rama kërkon të pasurojë grupet kriminale

8 Prill 2022, 18:07 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Shehu: Rama kërkon të pasurojë grupet

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama me legalizimin e kanabisit këkon që të legalizojë grupet kriminale si dhe trafikantët.

I ftuar në Faxnews, Shehu tha se me legalizimin e kanabisit, Shqipëria do të marrë një damkë ndërkombëtare teksa tha se nga kjo nismë, nëse do të konkretizohet, do të pasurohen një grup njerëzish, ndërsa shqiptarët do të varfërohen.

“Ajo që kërkon të bëjë kryeministri nuk është gjë tjetër legalizimi i grupeve kriminale, trafikantëve, kultivuesve ilegal të drogës. Duke shkatërruar ekonominë, blegtorinë, që në të vërtete do të pasurojë një grup njerëzish dhe do varfërojë të tjerët. Banorët e Lazaratit janë njerëz me vite burg, pa një procedurë të qartë, të dënuar, mbi fakte të pabindshme, janë të dënuar si një hakmarrje e regjimit. Nuk ka asnjë kuptim dhe interes për vendin tonë, për ta kthyer Shqipërinë në republikën e kanabisit, duke e bërë që të zotërojë krimi, paligjshmëiria dhe të marrim një damkë ndërkombëtare,” tha Shehu.

Në lidhje me kandidimin e Berishës për kreun e PD, Shehu tha se PD-ja doli nga kriza falë foltoreve, duke tehksuar se kryetarin e zgjedh anëtarësia.

Kriza në PD ka qënë e gjatë që nga humbja në 2017, pastaj nga dorëzimi i mandateve, me humbjen e 2021 për të marrë një re galopante me përjashtimin e parregullt të zotit Berisha nga grupi parlamentar e pasuar nga përjashtime të tjera, pastaj me bunkerizimin e PD, absurd.

Kjo krizë po zbutej nga foltoret, kuvendi i 11 dhjetorit dhe rezultatin e 6 marsit, sot jemi në prag të Kuvendit, më pas do të zgjidhet edhe kryetari me procedurën një anëtar, një votë. Berisha është kandidat, ose do të jetë për tu zgjedhur krytar i PD. Dua të them se kryetarin e PD e zgjdh anëtarësia, demokratët dhe nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër. Është parimi bazë i PD,” tha Shehu.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll