Politike

VD-Këshillimi Kombëtar, Berisha: Rama përdori INSTAT-in pa lejen e Parlamentit

8 Prill 2022, 11:54 Nga DOSJA
VD-Këshillimi Kombëtar, Berisha: Rama përdori INSTAT-in pa lejen

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur në lidhje me procesin e Këshillimit Kombëtar, rezultatet e të cilët dolën një ditë më parë, Sali Berisha tha se Edi Rama përdori institucionin e INSTAT pa autorizimin e parlamentit. Po ashtu u ndal edhe tek procesi i brendshëm për zgjedhjet e krerëve të degëve që ka nisur brenda Partisë Demokratike. Duke adresuar kështu edhe zërat se ata që nuk kanë dalë pro tij janë distancuar nga procesi. 


PJESË NGA BISEDA:

Si do organizohet “30 prilli”?

Berisha: Do zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe do ketë Kryesi. Kjo Kryesi do të vendosë në emër të kryetarit. Do zgjidhet fill mbrapa. Do zgjidhet Kryesia njëherë.

A mendoni se zgjedhja juaj në krye të PD e ndëshkon PD?

Berisha: Kur shkëlqesia e tij zoti Escobar të paraqesë një fakt të korrupsionit unë do të marr çdo vendim. Përndryshe çdo llogaritje se mund të pranoj ndëshkimin politik, apo falsitetin do të jetë e kotë.

Ka deputetë që kanë deklaruar që nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këto procese, përshembull Salianji…

Berisha: Ka qenë në Korçë. Ka pasur takime, e absolutisht çdo deputet është i mirëpritur në procesin zgjedhor që po kalojnë degët e PD.

Është mbyllur Këshillimi Kombëtar, ju ka ardhur formulari?

Berisha: Është procesi më qesharak, më anti-ligjor që ka ndodhur ndonjëherë. Unë e denoncova dhe në Parlament se agjensia e këshillimit në mënyrë të kundraligjshme tërësisht por dhe shkatërruese, ka angazhuar pa autorizim të parlamentit Instatin. INSTAT varet nga parlamenti, nuk prodhon statistika për asnjë të tretë. Ka përpunuar statistika të qeverisë shqiptare. Në Shqipëri statistikat i prodhojnë Ministria e Financave, Banka e Shtetit dhe INSTAT.

LAJMI KRYESOR- Legalizimi i kanabisit mjekësor,Berisha:Rama legjitimoi bandat,dridhet kur dëgjon emrin tim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 8 prill 2022 sali berisha sali berisha 8 prill 2022

Sondazh

Poll