Sport

Arkivole me fytyrat e lojtarëve, makina të sulmuara: Klubi në shënjestrën e tifozëve!

8 Prill 2022, 17:28 Nga DOSJA
Arkivole me fytyrat e lojtarëve, makina të sulmuara: Klubi në

BRAZIL-Ka një atmosfere të elektrizuar te Flamengo! Fundjava e klubit brazilian dhe marshimi drejt debutimit në kampionat ndaj Atletico GO, u shënua nga episodet e dhunës të organizuara në qendrën sportive të klubit Rubro-Negro. As fitorja e fundit në Copa Libertadores nuk e ka frenuar në fakt zemërimin e tifozëve, të cilët janë hedhur disa herë kundër disa lojtarëve dhe drejtuesve. Skena të këqija dhe momente tensioni, me ndërhyrjen themelore të policisë.

 

? ¡ESCÁNDALO EN BRASIL!

? Los aficionados de @Flamengo, calientes por los malos resultados, agredieron a varios futbolistas.

?? El goleador ‘Gabigol’ también lo sufrió.

? ¿Qué opinas?

? TW bellexcosta pic.twitter.com/kHPGRV3FPV

— Telemundo Deportes (@TelemundoSports) April 8, 2022

Arsyeja e tërbimit të tifozëve? Jo performanca zhgenjyese e skuadrës së drejtuar nga Paulo Sousa. Ultrasit kërkuan sqarime për thashethemet për ndarjen e dhomës së zhveshjes, dallimet mes lojtarëve dhe trajnerit dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Edhe para nisjes për udhëtimin e Kupës në Peru, një grup tifozësh protestuan në aeroport, me zv.presidentin Marcos Braz që premtoi një takim të enjten. Shumë prej lojtarëve në momentin e mbërritjes së tyre me makinë u rrethuan dhe përjetuan momente frike.

Torcedores do Flamengo vão ao Ninho do Urubu e levam alguns “caixões” com a foto de alguns jogadores.

? l @simpraisa pic.twitter.com/WFSmuSGvDi

— Mercado do Futebol (@FutebolMercado) April 8, 2022

Goditje të përsëritura te makina dhe kërkime për kontakt fizik, me Flamengo që kërkonte përforcime nga policia e detyruar të përdorte gjithashtu spry për të kontrolluar dhe përzënë ultrasit. Skena shumë të këqija, të përkeqësuara edhe më keq nga disa banderola fyese dhe disa arkivole fallco, me fytyrat e disa lojtarëve (Diego Alves, Diego Ribas dhe ëillian Arão) të shfaqura aty pranë.

Mes lojtarëve që është dashur të përballen edhe me pritjen speciale të tifozëve, ka qenë edhe ish-sulmuesi i Interit Gabigol. Sulmuesi pasi u rrethua nga tifozët që e shoqëronin makinën e tij përgjatë hyrjes, vendosi të përballet me ta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil flamengo brazil flamengo

Sondazh

Poll