Sport

Këshilla e Ancelottit: “Do të ishte e drejtë që Bale t’i thotë lamtumirë Madridit”

8 Prill 2022, 15:31 Nga DOSJA

SPANJE – Real Madridi rikthehet në La Liga. Ai e bën këtë në një sfidë kundër Getafes (21:00) pas shkëlqimit të tij në Londër kundër Chelseas.

Teksa Carlo Ancelotti flet sot për situatën e “los blancos”, si lider i La Ligas, trajneri i Real Madridit ka vënë në pah edhe figurën e Gareth Bale, i cili nuk luan prej dy vitesh në “Santiago Bernabeu”.

Sipas tij do të ishte e drejtë që uellsiani të largohet dhe t’i thotë lamtumirë klubit, ku ai tani ka lënë gjurmë dhe golat vendimtarë dhe titujt e fituar.

“Gareth po bën mirë, siç e pamë edhe me Uellsin. Dhe ai dëshiron ta tregojë këtë edhe këtu me ekipin e tij. Ai dëshiron të shkojë mirë. Do të ishte e drejtë, nëse ai do t’i thoshte një lamtumirë “Bernabeut”. Gareth ka hyrë në historinë e këtij klubi me golat, lojërat dhe titujt e tij,”- u shpreh ndër të tjera trajneri Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale largohet nga reali gareth bale per te interesohet real madridi trajneri i real madridit bale largohet nga reali gareth bale per te interesohet real madridi trajneri i real madridit

Sondazh

Poll