Sport

E ardhmja e Haaland? City mbetet i parë, norvegjezi i përjashton “Djajtë e Kuq”

8 Prill 2022, 15:08 Nga DOSJA
E ardhmja e Haaland? City mbetet i parë, norvegjezi i përjashton

GJERMANI – E ardhmja e Erling Haaland ende nuk është përcaktuar, por ndërkohë kanë filluar të marrin formë disa skenarë më të saktë, me përjashtimet e ndryshme të klubeve të interesuara te Borussia Dortmundin për norvegjezin.

Manchester City, ku deri në vitet 2000 ka luajtur edhe babai i tij si mbrojtës i djathtë, mbetet sot klubi më i pozicionuar në garën për sulmuesin verdhezi.

Si për çështjet ekonomike, por edhe ato sportive, duke qenë se Haaland, do të dukej me sy të mirë në arenën ndrërkombëtare nëse do të drejtohej nga trajneri Pep Guardiola.

Ndërkohë, pasi Barcelona u tërhoq publikisht nga gara për arsye ekonomike, norvegjezi i lindur në Leeds të Anglisë, gjithashtu ka hedhur poshtë opsionin e Manchester United, pasi ai nuk tërhiqej nga projekti sportiv dhe perspektivat e “Djajve të Kuq”.

Përveç Manchester Cityt, në garë për shërbimet e talentit Erling Haaland, vazhdojnë të jetë ende Real Madridi dhe PSG, thekson “ESPN”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland erling haaland te borussia dortmund real madridin të ëndërrojë haaland dhe mbappe 21-vjeçari erling haaland erling haaland te borussia dortmund real madridin të ëndërrojë haaland dhe mbappe

Sondazh

Poll