Sport

Trajneri Emery: “Bayern? La Liga është gjëja më e rëndësishme”…

8 Prill 2022, 13:55 Nga DOSJA
Trajneri Emery: “Bayern? La Liga është gjëja më e

SPANJE – Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të shtune në “La Cerámica” kundër Athletic Bilbaos, se La Liga është gjëja më e rëndësishme për skuadrën e tij.

Por njëherësh ai nuk harroi edhe ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, planifikuar për të martën në Munich kundër Bayernit, kështu që ata duhet të trajtojnë “të dyja opsionet”.

“La Liga është ajo që vendos rregullsinë dhe objektivat. Ne do të përballemi për të mbrojtur vendit e shtatë, megjithëse ky nuk është objektivi ynë i vetëm”,- tha ai.

“Ekipi është i etur dhe ne kemi futbollistë që kanë luajnë më pak. Por, kur të vijë koha, duhet të kemi besim tek ata që janë më pak të zakonshëm,”- tha Emery, duke shtuar se duhet të fokusohen te një ekip si Athletic Bilbao, që është shumë i fokusuar në La Ligë dhe që përpiqet të rrisë avantazhin e pikëve që ka në tabelë.

“Ata kërkojnë gjithmonë, pavarësisht se çfarë dite është. Jemi të fokusuar, por e dimë vështirësinë. Duhet të bashkohemi, të gjithë duhet të kenë vendin e tyre dhe secili duhet të japë cilësitë e tij më të mira. Ata e dinë që kjo është një ndeshje finale për ta”,- vazhdoi ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit bayern munich për champions league trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit bayern munich për champions league trajneri i unai emery i villarealit villarreali i unai emery

Sondazh

Poll