Aktualitet

Lëvizi makinën me kokainë nga parkingu në parking, arrestohet/Gjykatësi: Je ‘mish për top’

8 Prill 2022, 08:53 Nga DOSJA
Lëvizi makinën me kokainë nga parkingu në parking,

BRITANI E MADHE- Një shqiptar pranoi të lëvizte një automjet nga një parking në tjetrin për llogari të kriminelëve për vetëm 55 paund – por kur u ndalua nga Policia zbuloi se në mjet kishte kokainë. Gjergji Ekurani- u quajt “mish për top” nga një gjykatës – tërhoqi vëmendjen e policëve patrullues në Salford sepse po drejtonte një “Ford Fiesta” në kahun e gabuar. 

Makina më pas u kthye mbrapsht dhe u fut në korsinë e duhur për t’u parkuar në rrugën e duhur dhe iu afruan për kontroll. Shqiptari fillimisht iu dha një leje drejtimi rumune por informacioni nuk përputhej me adresën e tij.

Ekurani u vu në pranga dhe pasi u kontrollua, Policia i gjeti një sasi të vogël kanabisi, për të cilën ai tha se ishte për përdorim personal.
Më pas, oficerët kontrolluan makinën dhe gjetën tre telefona celularë, 230 £ cash dhe katër pako me kokainë. Pakot, me peshë afërsisht 1.73 gram e me një pastërti prej 60%, do të kushtonin në treg rreth 160 £. 

Ekurani u deklarua fajtor, por gjatë procesit të tij gjyqësor ai tha se po përballej me vështirësi financiare që kur u transferua në Angli nga Shqipëria dhe po mbante familjen e tij me të ardhurat që siguronte. Kështu që tregoi se u kontaktua nga një mashkull, i cili i ofroi 55 funte për ta çuar makinën nga një parking në tjetrin dhe ta linte aty. Ai tha se as paratë dhe as droga nuk ishin të tijat dhe se mbetën në makinë, duke shtuar se nuk kishte marrë kurrë drogë më parë, madje nuk ishte dënuar kurrë më pas as në Shqipëri. 

Avokati Peter Connick tha se klienti i tij nuk ishte i angazhuar në shitjen e drejtpërdrejtë te përdoruesit. Por, gjyqtari tha se kjo ishte një “ndërmarrje e përbashkët për të cilën ai është paguar”.

Marrë nga manchestereveningnews.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet shqiptari ne angli gjergji ekurani salford denohet shqiptari ne angli gjergji ekurani salford

Sondazh

Poll