Aktualitet

Probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Edmond Hyka

8 Prill 2022, 07:57 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Apelit të Tiranës, Edmond Hykës. Ky i fundit ankimoi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2019, ndërsa KPA zbuloi se ndaj tij kishte shkelje të rënda procedurale. Në seancën e KPA të zhvilluar më 24 mars, u pranuan një pjesë e provave të Hykës, por u rrëzua kërkesa e subjektit për thirrjen e familjarëve si dëshmitarë për t’u pyetur për shumat e deklaruara si të trashëguara nga babai i ndjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2020, datë 01.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 07.04.2022.

Edmond Hyka u shkarkua nga detyra më 20 dhjetor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për dhuratat nga prindërit në shuma të mëdha, blerjen e një apartamenti, si dhe investimet në bono thesari. Hyka u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin mori notë minimale kualifikuese.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond hyka edmond hyka ne vetting vettungu edmond hyka edmond hyka ne vetting vettungu

Sondazh

Poll