Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për vjedhjen e 280 milionë lekëve, arrestohet punonjësi i bankës (EMRI+VD)

13 Korrik 2019, 10:49 Nga DOSJA
I dënuar me 10 vite burg për vjedhjen e 280 milionë lekëve,

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë  Olsi Boriçi, i dënuar me 10 vite burg për vjedhje bankash. Sipas policisë Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”.

41-vjeçari së bashku me një person tjetër, të dy punonjës në bankë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.

Nga këto transaksione, ata kanë arritur të përfitojnë 28.000.000 lekë (të reja), ku për të humbur gjurmët i kanë bërë në data të ndryshme në muajin shtator të vitit 2009.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor “Transaksioni”

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burg

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni i koduar “Transaksioni”, duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht:

Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet olsi boriçi mashtrimi me 280 mln lekë arrestohet olsi boriçi mashtrimi me 280 mln lekë

Sondazh

Poll