Aktualitet

“Më detyronte të flija lakuriq, në mëngjes e gjeja mbi vete”, dëshmia rrënqethëse e shqiptarit që vrau babain pas ab

13 Korrik 2019, 09:52 Nga DOSJA
“Më detyronte të flija lakuriq, në mëngjes e gjeja mbi

GREQI: 27-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Aleks, i cili më 27 maj të 2018 në Zakyntho të Greqisë, vrau babin e tij me armën e gjahut, ka dalë para gjykatës.

Një ditë më parë, Aleksi doli para Gjykatës ku u zhvillua seanca e mbrojtjes dhe pranoi krimin. Ai u shpreh se nuk dëshironte të vriste babain, por ishte i detyruar për shkak se e dhunonte vazhdimisht. Sipas tij fëmijët nuk e harrojnë kurrë poshtërimin që iu bënte babai i tyre pasi abuzonte seksualisht me ta.

 

 

“Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak. Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”, u shpreh ai

Ai shtoi më tej: “Nuk dija çfarë të bëja. Babai më detyroi ta vrisja për atë që kisha parë dhe përjetuar. Deri në momentin e fundit që jam keqtrajtuar, nuk e kam ndjerë kurrë dashurinë e babait”.

Vrasja dhe dënimi i 27-vjeçarit

8 vjet burg pa kusht është dënuar ai nga Gjykata. Sipas vendimit, dënimi është shtatë vjet për vrasjen dhe 1 vit për armë e gjahut pasi nuk ishte në pronësinë e tij. Djali vrau të atin 70 vjeçar teksa ky i fundit ishte brenda makinës së tij. Aleksi ishte fëmija e 70-vjeçarit  nga martesa e dytë e tij  me një grua shqiptare.

Burimi: Ermis News.gr

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27-vjeçari vrau babain 8 vite burg për aleksin dëshmia rrënqethëse e shqiptarit 27-vjeçari vrau babain 8 vite burg për aleksin dëshmia rrënqethëse e shqiptarit

Sondazh

Poll