Bota

Një ditë më parë takoi Biden! Nancy Pelosi infektohet me COVID-19

8 Prill 2022, 05:22 Nga DOSJA
Një ditë më parë takoi Biden! Nancy Pelosi infektohet me

SHBA– Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka rezultuar pozitive me COVID-19, një ditë pasi u shfaq pa maskë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden. Pelosi bëri testin për Covid dhe rezultoi pozitive, aktualisht nuk ka simptoma, shkroi të enjten në rrjetin Twitter zëdhënësi i saj Drew Hammill. Ai tha se ajo kishte rezultuar negative kur kishte bërë një test në fillim të javës.

“Kryetarja është plotësisht e vaksinuar dhe ka marrë një dozë përforcuese. Ajo është mirënjohëse për mbrojtjen e fuqishme që i ka ofruar vaksina”, tha zëdhënësi Hammill. Zonja Pelosi “do të qëndrojë në karantinë në përputhje me udhëzimet e CDC dhe i inkurajon të gjithë që të vaksinohen, të marrin dozë përforcuese dhe të testohen rregullisht”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zonja Pelosi kishin vetëm “ndërveprime të shkurtra gjatë dy ditëve të fundit” dhe se presidenti nuk u konsiderua si një kontakt i afërt, bazuar në udhëzimet e CDC, për një distancë afro dy metra mes individëve dhe një kohëzgjatje takimi më shumë se 15 minuta gjatë një periudhe 24-orëshe.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden nancy pelosi joe biden nancy pelosi

Sondazh

Poll