Bota

Kurti sërish në Greqi, vitin e kaluar u kritikua për qëndrimin e tij pas helmimit në Deçan

7 Prill 2022, 17:59 Nga DOSJA
Kurti sërish në Greqi, vitin e kaluar u kritikua për

GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi për herën e dytë brenda një periudhe relativisht të shkurtër ku korrikun e kaluar ai kaloi plot një javë në shtetin helen. Kurti ka udhëtuar sot sërish në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi që do t’i zhvillojë punimet nga 6 deri më 9 prill.

Gjatë një ekspedite dy javore nëpër evropë verën e kaluar, Kurti kaloi disa ditë në Greqi, më pas vizitoi Francën e në fund Belgjikën.

Teksa Kurti ishte në Athinë, në Deçan u helmuan mbi 1500 qytetarë. Por kjo ngjarje e rëndë nuk ia ndërpreu vizitën shefit të qeverisë i cili e vazhdoi qëndrimin duke marrë pjesë në simpoziumin e mendimtarëve Symi i cili zhvillohej në një resort luksoz në rivierën greke.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e kishte zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Për situatën e krijuar në Deçan me helmimet e qytetarëve, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu ishte arsyetuar se Kurti ka telefonuar kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas agjendës që ka publikuar Forumi Ekonomik Delphi, në të cilin po merr pjesë kryeministri Kurti, ai do të ketë një bashkëbisedim me gazetaren Nektaria Stamoull me datë 8 prill të premten./Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne greqi albin kurti ne greqi

Sondazh

Poll