Bota

Lufta!G7 dënon mizoritë, Zelensky kërkon armë nga NATO, Rusia përjashtohet nga Këshilli

7 Prill 2022, 07:39 Nga DOSJA
Lufta!G7 dënon mizoritë, Zelensky kërkon armë nga NATO,

KIEV– Sot, kemi hyrë në ditën e 43 të luftës në Ukranë, kur forcat ruse vazhdojnë masakrën e tyre duke mos kursyer as civilët. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u takua me homologët e tij të NATO-s në Bruksel dhe i foli atyre për tmerret e luftës, ku gjithashtu kërkoi ndihmë për të ndalur luftën. Kjo është dita e dytë e bisedimeve për ministrat e jashtëm të NATO-s, me fokus në mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën.

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 së bashku dënuan me termat më të ashpër mizoritë e kryera nga forcat e armatosura ruse në Bucha dhe një numër qytetesh të tjera ukrainase. Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive dhe shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut, të kryera nga agresori në tokën ukrainase. Shtetet, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Japonia dhe Bashkimi Evropian në një deklaratë të gjatë pas takimit të tyre të enjten në Bruksel, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy foli në Parlamentin grek dhe dërgoi një mesazh “liri a vdekje” duke u kërkuar parlamentit grek të “bëjë më shumë” dhe të përdorë “mundësitë e tij si anëtare e Bashkimit Evropian për të organizuar shpëtimin e Mariupolit”.

Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjatë një takimi pak minuta më parë. Rezultati i votimit ishte: pro 93; kundër 24; abstenim 58. Në një draft të rezolutës, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. uke folur në një konferencë shtypi, ai tha se aleatët po ofrojnë një gamë të gjerë të sistemeve të ndryshme të armëve, si sistemet e epokës sovjetike, por edhe pajisje moderne.  Ai nuk dha specifika për llojin e armëve apo afatin kohor kur u bë presion për komentet e mëparshme të ministrit të jashtëm ukrainas se ato mund të mos dorëzohen mjaft shpejt.

Lajmi i mirë për sot është se Pentagoni pretendon se forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga Kievi dhe Chernihiv. Ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje , me guvernatorin ushtarak rajonal të rajonit të Luhanskut duke u kërkuar civilëve që të evakuojnë disa qytete. Po ashtu, forcat ukrainase kanë hapur 10 korridore humanitare në qytetin e Maripuolit për të bërë të mundur zhvendosjen e civilëve. Në këtë qytet deri më tani janë shënuar 5 mijë civilë të vrarë, ndërsa mijëra njerëz të tjerë po ikin nga qyteti me kolonë autobusësh dhe makinash. Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boychenko tha se qyteti ishte kthyer në “Auschwitz e ri”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Audio-Përgjimi/ Forcat ruse ‘diskutojnë vrasjet në Bucha’

Rusia sulmon hekurudhën në rajonin e Donetskut, bllokohen e trenat e evakuimit të civilëve

Peskov e pranon: Kemi humbje të rëndësishme të trupave tanë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Po i japim informacione Ukrainës për operacionet në Donbas

Ministrja estoneze: Jemi përgatitur të ndalojmë importin e gazit rus brenda këtij viti

Kryeministri Mishustin: Rusia po përballet me situatën më të vështirë në tri dekada

“Putin duhet të tërhiqet”, Stoltenberg: NATO do të rrisë mbështetjen për Ukrainën

“Do të jetë muaj intensiv”, kryebashkiaku i Dnipro i kërkon grave dhe fëmijëve të largohen

“Thjesht dua të vdes në paqe”, policia shpëton civilët që fshihen në rrënojat Severodonetsk

Ndoqi sanksionet prej luftës, Shell: Largimi nga Rusia na ka kushtuar 5 miliardë dollarë

Bisedimet dypalëshe, Lavrov: Ukraina paraqiti një marrëveshje paqeje të papranueshme

“Kam frikë por dua të shkoj në shtëpi”, refugjatët fillojnë të kthehen në Ukrainë

Pamje tronditëse nga Bucha/sheshi i mbushur me trupa në qese të zeza ende të paidentifikuar

“Po shkatërron unitetin e BE-së”, Ukraina thirrje Hungarisë: Mbaj anën e duhur të historisë

“Akte mizore”, Ministrat e Jashtëm të G7-ës dënojnë së bashku sulmet e Rusisë në Bucha

Britania, Kanadaja dhe Australia kanë refuzuar deri më tani të dëbojnë diplomatët rusë

OBSH po përgatitet për ‘sulme kimike’ të mundshme në Ukrainë

Peskov: Furnizimi me armë në Ukrainë do të dëmtojë bisedimet e paqes

Kryeministri i Japonisë: Vrasja e civilëve ukrainas është një krim lufte

Zëdhënësi i presidentit: Zelenskyy do të takohet të premten me Ursula von der Leyen

Dendias në Samitin e NATO-s: Do t’i kërkojmë Hagës të hetojë krimet e luftës në Mariupol

Roja Kufitare Polake/ Më shumë se 2.5 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar në Poloni

“Liri a vdekje”, Zelenskyy flet në parlamentin grek, kërkon ndihmë për forcat ruse

Ministria e Brendshme e Gjermanisë/ Regjistrohen më shumë se 300 mijë refugjatë ukrainas

Kryebashkiaku i Mariupol: Mbi 100 mijë njerëz ende kanë nevojë për evakuiim

“Mundësi të reja”, Lukashenko i sheh si pozitive sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Rusia merr masa kundër Google, ndalon reklamat në YouTube

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

Australia: Sanksione të reja ndaj 67 zyrtarëve rus, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin

Ukrainë: 14-vjeçari tregon se si ushtari rus qëlloi për vdekje babanë e tij

Njihuni me snajperisten ukrainase “Zonja Vdekja” që po tmerron rusët

Ligjvënësi ukrainas: Ne po shohim tmerrin në jetën reale

Përsëritet votimi në Serbi, KQZ: Qytetarët do të votojnë sërish në 55 qendra votimi

Austria shpall non grata katër diplomatë rusë

ME VIDEO- Forcat ruse hapin llogore në zonë shumë radioaktive pranë Çernobilit

Boris Johnson: Vrasjet në Bucha nuk janë shumë larg gjenocidit

“METODA” e Zelenskyy-t; Si po mban ‘peshë’ botën me fjalimet e tij, zbërthehet taktika

HARTA: Sa territor ukrainas kanë ‘marrë’ rusët? Kievi është ‘pastruar’ nga pushtuesit

Kancelari Gjerman dënon mizoritë në Bucha: Jemi të gatshëm të furnizojmë Ukrainën me armë

Vajzat misterioze të Putin! Sanksione kundër tyre dhe ‘pasuritë e fshehura’

Humbi gishtat dhe sytë… por jo shpresën për liri! Historia e gjyshes ukrainase

Zelenskyy i bën thirrje Perëndimit: Shtoni masat ndaj naftës ruse

Ukraina kërkon nga Perëndimi që të vendosë masa të forta ndaj energjisë ruse

SIMBOLI i Rusisë/ FOTO- Shkronja “Z” kudo në Mitrovicën e Veriut

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll