Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Po i japim informacione Ukrainës për operacionet në Donbas

7 Prill 2022, 16:41 Nga DOSJA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Po i japim informacione Ukrainës për

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha publikisht për herë të parë se SHBA-ja po ofron inteligjencë për forcat ukrainase për të kryer operacione në rajonin e Donbasit. CNN shkruan se duke dëshmuar para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Austin u pyet nëse SHBA po ofronte inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të kryente sulme kundër forcave ruse në rajonin e pushtuar Donbas ose Krimenë e pushtuar.

“Ne po u ofrojmë atyre një … inteligjencë për të kryer operacione të tilla … në Donbas. Kjo është e saktë. Ne vazhdojmë të ofrojmë informacion dhe inteligjencë të dobishme për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre. Ndërsa kjo luftë migron më shumë në rajonin e Donbasit, ne do të rregullojmë përmbajtjen dhe rrjedhën tonë të informacionit sipas nevojës,”  tha Austin.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschëitz

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lloyd austin lufta ukraine-rusi lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll