Bota

Data e përbashkët,7 prilli që bëri Atifete Jahjagën dhe Hashim Thaçin presidentë të Kosovës

7 Prill 2022, 17:46 Nga DOSJA
Data e përbashkët,7 prilli që bëri Atifete Jahjagën dhe

KOSOVË- Më 80 vota për, më 7 prill të 2011-ës, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur Atifete Jahjagën, presidente të Kosovës. KlanKosova shkruan se po ashtu me këtë datë, por të vitit 2016, president i Kosovës ishte bërë edhe Hashim Thaçi.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Ajo fitoi në rrethin e parë të votimit.

Ndërkaq Hashim Thaçi ishte zgjedhur president në raundin e tretë të votimit, kur nevojitej vetëm shumica e thjeshtë, ose 61 vota e më shumë. Megjithatë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president me 71 vota pro nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni atifete jahjaga hashim thaci atifete jahjaga hashim thaci

Sondazh

Poll