Bota

Putin “tradhëtohet” nga të tijët, Serbia dhe Hungaria votojnë pro përjashtimit të Rusisë

7 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
Putin “tradhëtohet” nga të tijët, Serbia dhe Hungaria

GJENEVË- Ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua rezoluta për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, ku 93 shtete votuan pro, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në listën e vendeve që votuan pro, përveç SHBA-së që inicoi rezolutën dhe vendeve të BE-së bie në sy dhe “PO”-ja e Serbisë dhe Hungarisë të cilat deri diku qëndronin pranë Rusisë dhe ende nuk i kanë dënuar krimet e Rusisë në Ukrainë.

Në të dy vendet ditën e dielë u mbajtën zgjedhje ku dy liderët aktual, Vuçiç dhe Orban fituan bindshëm duke marr edhe një mandat tjetër presidencial. Madje Orban në fjalimin e tij e quajti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një nga “kundërshtarët” e tij.

Megjithëse shumica e Bashkimit Evropian dhe e botës e kanë dënuar Rusinë për luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë, Orban nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në 12 vitet e tij në pushtet, Orban është përplasur shpesh me BE-në për ato që kritikët i kanë quajtur tendencat e tij gjithnjë e më jodemokratike.

Në Serbi, Vuçiç është mburrur për lidhjet e tij personale me Putinin, i cili gjithashtu ka refuzuar të dënojë Rusinë ose të vendosë sanksione ndaj vendit pasi ajo pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti, tha gazeta.

LAJMI KRYESOR/ Mblidhet Asmableja e Përgjithshme e OKB-së, votohet rezoluta për përjashtimin e Rusisë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic rezoluta mbi rusinë viktor orban vladimir putin aleksander vucic rezoluta mbi rusinë viktor orban vladimir putin

Sondazh

Poll