Bota

Peskov e pranon: Kemi humbje të rëndësishme të trupave tanë në Ukrainë

7 Prill 2022, 17:39 Nga DOSJA
Peskov e pranon: Kemi humbje të rëndësishme të trupave

RUSI-Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht të enjten se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin.

I pyetur nga Sky News nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”.

Ne kemi humbje të konsiderueshme të trupave dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne,” pranoi Peskov, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte një akt i vullnetit të mirë gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Rusia e bëri këtë për të hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave.

LAJMI KRYESOR/ Lufta!G7 dënon mizoritë, Zelensky kërkon armë nga NATO, Rusia përjashtohet nga Këshilli

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov lufta ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll