Bota

E pezulluan nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Biden: Rusisë ia bëmë të qartë

8 Prill 2022, 05:13 Nga DOSJA
E pezulluan nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Biden:

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden, ka reaguar pas pezullimit të Federatës Ruse nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Biden, në një reagim në Facebook, ka thënë se pas mizorive të kryera në Ukrainë, ajo më s’ka vend në këtë këshill.

“Pas mizorive të shkaktuara në Ukrainë, Rusia nuk ka më vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB”, ka shkruar shkurt Biden.

“Sot, e bëmë të qartë këtë gjë”, ka shtuar Presidenti amerikan.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi dje për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll