Aktualitet

Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Korrik 2019, 09:07 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen dy persona

VLORË- Në prangat e policisë së Vlorës kanë rënë dy persona, pasi akuzohen, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

Është arrestuar shtetasi me iniciale F. Ç., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 42 vjeçare, për motive të dobëta.

Ndërsa, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi me iniciale T. A., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” pa leje drejtimi përkatës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Policia ka arrestuar dy shtetas, njërin për dhunë në familje dhe tjetrin për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

Arrestohet shtetasi F. Ç., 61 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 42 vjeçare, për motive të dobëta.

Arrestohet shtetasi T. A., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona dhune ne familje drejtim mjeti pa leje vlore arrestohen dy persona dhune ne familje drejtim mjeti pa leje vlore

Sondazh

Poll