Politike

Meta: Jam President i minuar nga opozita dhe i tradhëtuar nga të gjitha drejtimet

7 Prill 2022, 19:22 Nga DOSJA
Meta: Jam President i minuar nga opozita dhe i tradhëtuar nga të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur se presidenca e tij ka qenë e jashtëzakonshme, pasi ka qenë i sulmuar nga të gjitha anët. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Meta tha se është presidenti i vetëm me pak kompetenca si dhe i minuar nga vetë opozita.

“Qetësia ime aktuale vjen nga bindja, që edhe pse nuk ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme në shumë dimensione dhe e papërsëritshme, ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te shtetit ligjor. Jam Presidenti i vetëm me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë. President i minuar dhe nga lidershipi i opozitës, dhe i minuar edhe nga ish partia e tij, qe me ose pa dashje më tradhëtoi duke mos më mbështetur në të gjithë idetë dhe qëndrimet e mira si President.

Kam qenë vetëm i tradhëtuar dhe i provokuar nga të gjitha drejtimet. Unë nuk kam qenë i qetë sepse nuk kam pasur të qarta disa gjëra, jo në raport me zotin Basha sepse për atë kam qenë shumë i qartë dhe ja kam shprehur të gjithëve këtë fakt. Ndaj jam sot i qetë sepse jam i qartë për të ardhmen. Jam i qetë sepse i kam fituar të gjitha betejat, në “Venecia” dhe këtu, në mbrojtje të Institucionit të Presidentit,” tha Meta.

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll