Politike

Legalizimi i kanabisit, Kaso: Pastrimi i parave të krimit e drogës

7 Prill 2022, 16:38 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Kaso: Pastrimi i parave të krimit e drogës

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso e ka konsideruar pastrim parash legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Kaso tha se nuk ka asnjë bazë kushtetuese që një instrument i tillë të shndërrohet qoftë dhe aksidentalisht në një iniciativë ligjvënëse. Sipas Kasos, ajo që do të bëjë qeveria është të bëjë të ligjshme paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

“Nëse do ndodhë është një përgjegjësi dhe rrjedhimisht një platformë e cila ka ekzistuar para se Këshillimi Kombëtar të shpikej e konsoliduar në mendjen e Ramës dhe mazhorancës që ka zgjedhur këtë mënyrë tinzare për ta bërë publike. Nëse do ishte sado pak e vërtetë, këto teza do ishin bërë pjesë e ofertës elektorale për marrjen e mandatit të tretë. Legalizimi i parave të pista, parave të drogës dhe korrupsionit që qarkullojnë i shohim të gjithë por thjesht me ligj qeveria t’i konsiderojmë të ligjshme dhe t’i fusin në ekonomi,”- tha Kaso ndër të tjera.

Sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera punë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso ivi kaso

Sondazh

Poll