Politike

“Liria nuk është e përjetshme”/ Meta: Lavdi patriotëve shqiptarë që qëndruan heroikisht

7 Prill 2022, 16:51 Nga DOSJA
“Liria nuk është e përjetshme”/ Meta: Lavdi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot të gjithë partiotët shqiptarë që u bën ballë pushtuesve italianë më 7 prill të vitit 1939. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka kujtuar fjalët e Ministrit të atëhershëm në SHBA, Faik Konica dhe gjithashtu e ka lidhur këtë me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Ukrainë.

Postimi i Plotë:

Në intervistën e dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit, ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington, Faik Konica do të shprehte hapur zhgënjimin e tij me agresionin e pabesë të Italisë fashiste ndaj vendit tonë, që dikur e cilësonte mik dhe papritur e shpalli armik: “Ato ishin marrëdhëniet më miqësore, që mund të ekzistonin: politike, ekonomike, kulturore. Për 20 vjet me radhë qeveria italiane, i thoshte popullit të vet, se Shqipëria ishte një mike e mirë. Papritur, ajo deklaroi se ne ishim një armik.” Nuk mjafton vetëm të flitet mbi lirinë dhe paqen.

Siç tregojnë edhe zhvillimet e fundit, liria dhe paqja nuk janë të përjetshme dhe as dhurata të dhëna njëherë e përgjithmonë. Liria dhe paqja mbeten gjithmonë të brishta dhe të kërcënuara, prandaj për to duhet të punojmë çdo sekondë. Nëse jemi neglizhentë dhe jo vigjilentë në paqe, një ditë do të zgjohemi në luftë. Shqipëria e ka fituar lirinë, paqen dhe sovranitetin me gjak, mund e sakrifica dhe po kaq vështirësi dhe angazhim kërkohen për t’i ruajtur ato çdo ditë. Lavdi të përjetshme Mujo Ulqinakut dhe të gjithë patriotëve, që qëndruan heroikisht përballë pushtuesve më 7 prill 1939!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike faik konica ilir meta faik konica ilir meta

Sondazh

Poll