Politike

Legalizimi i kanabisit, Dom Gjergj Meta: I jemi dorëzuar mafias

7 Prill 2022, 17:22 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Dom Gjergj Meta: I jemi dorëzuar mafias

TIRANË– Dom Gjergj Meta ka dalë totalisht kundër legalizmit të kanabisit, qoftë edhe për qëllime mjekësore. Në një postim në rrjetet scoiale, Dom Gjergj Meta është shprehur se ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sik monopolet apo logjikat mafioze. Ai shton se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Reagimi i Dom Gjergj Metës

LEGALIZIMI I KANABISIT SI KALË TROJE …Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze. Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate. Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019). Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike. Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

Sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera punë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dom gjergj meta dom gjergj meta

Sondazh

Poll