Politike

“Bandat do lulëzojnë”/Flamur Noka paralajmëron ç’do të ndodhë pas legalizimit të kanabisit

7 Prill 2022, 14:26 Nga DOSJA
“Bandat do lulëzojnë”/Flamur Noka paralajmëron

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dalë kundër legalizimit të kanabisit mjekësor, nismë që sot kryeministri Edi Rama e prezantoi si kërkesë të qytetarëve në Këshillimin Kombëtar.

Në një deklaratë, deputeti Noka tha se e vetmja gjë që do të ndodhë është legalizimi i bandave kriminale, pasi Shqipëria nuk ka struktura ligjzbatuese.

“Kjo që po bëhet sot është legalizim i krimit të organizuar, i pazareve dhe bandave të drogës. Shqipëria nuk është në kushtet që mund të implementojë legalizimin, sepse kemi probleme të mëdha me zbatimin e ligjit. Nuk jemi si vendet perëndimore. Çdo biznesmen që do të marrë licensën për të kultivuar kanabisin, do të jetë një ushtar në duart e bandave të krijimit dhe asgjë nuk do të ndodhë tjetër veçse kanabisi legal do të përdoret nga bandit,”-tha Noka nga selia e PD-së.

Sipas Ramës, 61% e qytetarëve që votuan kanë kërkuar që në Shqipëri të legalizohet kanabisi mjekësor. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se procesi do të nisë së shpejti.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka kanabisi mjekesor ne shqiperi legalizimi i kanabisit ne shqiperi flamur noka kanabisi mjekesor ne shqiperi legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll