Politike

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Shqipëria do të bëhet Kolumbia e Evropës

7 Prill 2022, 19:06 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Berisha: Shqipëria do të bëhet Kolumbia e

TIRANË- Ish-kryeminisri Sali Berisha ka komentuar legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo është goditja më e rëndë e qenies, shëndetit mendor si dhe të shqiptarëve. Berisha shkruan se me këtë akt Shqipëria do të jetë Kolumbia e Evropës dhe se do të shëndrrohet në eksportues kryesor krimi.

Postimi i Plotë:

Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqiperise do kurorezohet Mbreti i Kanabistanit. Kjo eshte goditja me e rende e qenies, shendetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe Shqiperise. Me kete akt Shqiperia e shpallur keto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan shnderrohet ne eksportues kryesor krimi dhe behet nje vend qe kercenon keshtu sigurine e vendeve te rajonit dhe me gjere. U bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te kundershtojne kete kurorezim ne mbrojtje te interesave jetike te tyre.

Sipas Ramës, 61% e qytetarëve që votuan kanë kërkuar që në Shqipëri të legalizohet kanabisi mjekësor. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se procesi do të nisë së shpejti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike legalizimi i kanabisit ne shqiperi sali berisha legalizimi i kanabisit ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll