Politike

VD-Shqiptarët të vendosin për presidentin, Rama: S’bëhet! I jepet më shumë fuqi…

7 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
VD-Shqiptarët të vendosin për presidentin, Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse në pyetësorin e radhës të Këshillimit Kombëtar do të shtrohet edhe pyetja për zgjedhjen e presidentit nga populli, u shpreh se është kundër këtij vendimi, pasi një lëvizje e tillë është referendum. Sipas tij, në një Republikë si e Shqipërisë që presidenti të zgjidhet nga populli duhet të ketë më shumë pushtet, gjë që sipas tij nuk mund që të ndodhë pa ndryshime Kushtetuese. Ndërsa edhe njëherë shtoi se nuk e garanton një gjë të tillë pasi nuk i ka të gjitha votat në Kuvend. 


PJESË NGA KONFERENCA:

Rama: Në momentin që procesi do të bllokohet sërish nga VETO-ja, kursi do të bëhet sërish i ri. Do të flasim me çdo qeveri, nuk presim që të zgjidhin sherrin mes tyre dy fqinjë. Ne do të bëjmë tonën.

Kanabisi? Procesi do mbyllet shumë shpejt!

A mund të vendosin 500 mijë qytetarë për shumicën e shqiptarëve, kur nuk marrin asnjë përgjegjësi? Për të shmangur sherrin për presidentin që emri të zgjidhet nga populli?

Rama: Nuk e kuptova pse i cilësoni shqiptarët si të pavetëdijshëm. Objektivi im ishte 300 mijë, numri që kemi i ka kaluar pritshmëritë tona. Ky është këshillim ka peshë edhe një grup interesi 20 veta. Kjo lidhet me vendimmarrjet tona. Një 500 mijë shqiptarë, na kanë bërë një nder shumë të madh. Një ndër pyetjet më insistuese që kam ndeshur ka qenë çfarë garancie kemi ne që përgjigjet do të merren parasysh, etj. Kishte skepticizëm. Është radha jonë që ta kuptojmë se është absolute. Jo të gjitha do të bëhen menjëherë, por do të bëhen. Unë jam kundër që në një republikë si e joni që presidenti të zgjidhet nga populli, do të duhet që pastaj t’i jepnim më shumë pushtet. Tani të gjithëve i është ngatërruar pak fotografia e presidentit, se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet. Kjo shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë, ajo kërkon ndryshim Kushtetute. Ne marrim opinionin e publikut dhe ta përfaqësojmë opinionin tuaj. Ne s’e garantojmë dot se do 94 kokrra votash, që me gjithë kapjen e shtetit nuk i kemi.

LAJMI KRYESOR- Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rezultatet e keshillimit kombetar edi rama rezultatet e keshillimit kombetar

Sondazh

Poll