Politike

Legalizimi i kanabisit, Ekonomi merr si shembull RMV: Hap vende pune, është zinxhir

7 Prill 2022, 18:53 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Ekonomi merr si shembull RMV: Hap vende pune,

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi mori shembuj në rajon për të treguar ndikimin e legalizimit të kanabisit në Shqipëri. E  ftuar në Radarin Informatin në Abc, Ekonomi përmendi Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ministrja tha se numri i kultivuesve dhe tregtuesve të kanabisit do jetë i kufizuar, por do të shtojë vendet e punës. Sipas saj, sektorët e rinj që krijohen kërkojnë punonjës dhe gjithçka shkon zinxhir.

“Shembujt për këtë në Balkan janë. Ka disa shembuj. Maqedonia e Veriut. Ne nuk jemi në një rajon kur ky legalizim nuk ka ndodhur. Nuk është hera e parë që hidhet kjo ide. Edhe para një viti e gjysmë kjo çështje ka qenë e diskutuar. Ka rregullime në përdorim, tregtim etj. Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë e tregtojnë. Si çdo sektor të ri në ekonomi do ketë një influencë sepse aktivizon burime që deri më tani s’kanë qenë të aktivizuara. Do aktivizojë sipërfaqe toke, fuqi punëtore, mekanikë. Kërkim shkencor, përpunim, tregtim. Do ketë zinxhir nënsektorësh. Duke dalë sektorë të rinj ato kërkojnë të punësojnë të tjerë. Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë,”- u përgjigj Ekonomi.

Sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera punë.

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike legalizohet kanabisi ne shqiperi milva ekonomi legalizohet kanabisi ne shqiperi milva ekonomi

Sondazh

Poll