Politike

Erion Braçe thërret fermerët në Kongres: Hajdeni në sheshin “Nënë Tereza”, t’i flasim PS!

7 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
Erion Braçe thërret fermerët në Kongres: Hajdeni në

TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë socialistëve që jetojnë në zonat rurale dhe që merren me bujqësi, që të shtunën e Kongresit të vijnë në Tiranë. Në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se ka tre muaj që flet për rëndësinë e fermerëve dhe produkteve bujqësore në vendin tonë, por sipas tij duhet që edhe të gjithë socialistët që merren më këtë fushë të flasin po njësoj.

“Kam tre muaj që flas e argumentoj tamam për këto! Askush nuk dëgjon! Ndaj, të shtunë, në orën 9.00, në sheshin Nënë Tereza, ti flasim Partisë Socialiste tamam për hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit të tyre dhe ushqimit tonë, ushqimit të të gjithëve. A dëgjon me njeri në këtë vend? Për krizën e ushqimeve, të çmimeve dhe burimeve! Urdhëroni çfarë rekomandon Banka Botërore edhe për Shqipërinë; Heqje te menjehershme te barrierave dhe HAPJE TE TREGUT TE IMPUTEVE BUJQESORE, plehrave komi dhe perdorimin efikas te tyre; Mbeshtetje me te madhe e me efikase buxhetore per prodhuesit bujqesor e blegtoral ne vend. Duhet të mbrohen të korrat e ardhme, qeveritë duhet të heqin barrierat e imputeve. Çfarë po themi që nga janari? Të shtunën të gjithë ata që vijnë nga zonat rurale duhet të kërkojnë hapjen e tregut dhe që i ndihmon të gjithë,”-thotë Braçe ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll