Aktualitet

Emërtimi i rrugëve në Tiranë me simbolet e komunizmit, reagon Avokati i Popullit

7 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA
Emërtimi i rrugëve në Tiranë me simbolet e komunizmit,

TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me emërtimin e rrugëve me simbolet e komunizmit. Mësohet se Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shmangur emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Me anë të një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON SHMANGIEN E EMËRTESAVE TË RRUGËVE ME SIMBOLE TË KOMUNIZMIT

Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me shmangien e përdorimit në emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen. Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes. Cilësia e një shoqërie demokratike, theksohet në rekomandim, cenohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit avokati i popullit

Sondazh

Poll