Sport

Pas Itali-Holandë, Sacchi tregon bisedën me Pelen: “Ju nuk dini të luani futboll!”

7 Prill 2022, 10:38 Nga DOSJA
Pas Itali-Holandë, Sacchi tregon bisedën me Pelen: “Ju nuk dini

ITALI – I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, i njohuri Arrigo Sacchi i rikthehet edhe një here ndeshjes së pare çerekfinale të Atletico Madridit kundër Manchester Cityt për Champions League:

“Është një mënyrë loje që e lodh publikun. Njerëzit kërkojnë bukuri, emocione. Çfarë emocionesh jep vetëm një gjuajtje prej pesëdhjetë metrash?”

Ndërkohë, Sacchi më pas rrëfen një episod, ku ai ishte protagonist bashkë me Pelen: “Unë ndoqa Itali-Holandë me të në Kampionatin Europian të vitit 2000.

Ne fituam me penallti, pas një ndeshjeje të luajtur tërësisht në gjysmë fushën tonë. Në fund të saj, ai më tha: “Është një turp, ju keni disa lojtarë të mirë, por nuk dini të luani futboll”.

“Kështu luajti edhe Atletico Madridi kundër Manchester Cityt. Simeone, ai është futbolli i vjetër i viteve ’60,”- e mbyll komentin e tij trajneri “revolucionar” Arrigo Sacchi.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arrigo sacchi aventura e atletico madridit mbreti pele në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt arrigo sacchi aventura e atletico madridit mbreti pele në prag të ndeshjes ndaj manchester cityt

Sondazh

Poll