Sport

Çfarë ndodh te Reali, marshon përpara, por për Ancelottin bëhet gati shkarkimi!

7 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
Çfarë ndodh te Reali, marshon përpara, por për Ancelottin

SPANJE  – Carlo Ancelotti shkoi në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Chelsea me punën e tij në fije të perit, por pse?

Real Madrid kryeson La Ligën me 12 pikë, ndërsa lojtarë si Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Luka Modric janë në një formë shumë të mirë. Është një kthesë e jashtëzakonshme nga paraqitja e dobët e vitit të kaluar, ku ‘Los Blancos’ mbetën pa një trofe.

Sezoni i fundit me Zinedine Zidane përfundoi me lot, pasi gjithashtu u eliminua nga Champions League ndaj kundërshtarëve të mbrëmjes së djeshme.

Për çdo klub tjetër, Ancelotti do të merrte vlerësime të larta për kthimin e tyre në një pozicion dominimi, por ky nuk është ndonjë klub tjetër, ky është Real Madrid.

Si rezultat, italiani, i cili është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i parë në histori që fiton titullin kampion në pesë vende, ka të ngjarë të shkarkohet këtë verë. Sipas BBC Sport, suksesi i tij në Champions League ka të ngjarë të jetë mënyra e vetme që ai mund ta largojë këtë realitet.

Presidenti i Realit, Florentino Perez solli ish-trajnerin e Milanit nga Everton për të qëndruar pas një sezoni të vështirë vitin e kaluar dhe nuk ka shumë personalitete më të mira për ta bërë këtë në “Bernabeu”. Në kampionat kjo gjë funksionoi, por paraqitjet e tyre nuk kanë përputhur me rezultatet.

Në fillim të këtij sezoni, Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit pas përballjes me Athletic Bilbao, por ky nuk ishte një kompeticion i rëndësishëm shumë për Perezin, por ai pret që klubi i tij të paktën të arrijë në fazat e fundit kudo ku garon. Debali më i fundit nisi pas “El Clasico”-s që ngriti shumë pikëpyetje.

Reali u mposht me rezultatin 4-0, dhe pavarësisht faktit se nuk ka më lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, pasioni i ndjerë në të dyja anët mbetet po aq i zjarrtë si kurrë më parë.

Ringjallja nga Barcelona ka pasur gjithashtu një efekt, fillimi i tyre i turbullt i sezonit nën Ronald Koeman shihet nga shumë në Spanjë si arsyeja kryesore pse ata nuk po konkurrojnë në krye për titull. Në të vërtetë, nën drejtimin e Xavit ata kanë kaluar nga lufta për një vend të mundshëm në Europa League në të dytin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #anceloti #realmadrid laliga #anceloti #realmadrid laliga

Sondazh

Poll