Sport

Kessie i ikur, Milan sytë nga Renato Sanches… por kërkesa ende shumë e lartë

7 Prill 2022, 09:58 Nga DOSJA
Kessie i ikur, Milan sytë nga Renato Sanches… por kërkesa ende

ITALI – Milani do të rinovojë pamjen e tij përpara sezonit të ardhshëm, me mbi 100 milionë euro gati për t’u investuar: për një mbrojtës, një mesfushor dhe të paktën një qendërsulmues.

Në këtë kuptim, rithekson “La Gazzetta dello Sport”, për sa i përket mesfushës, emri që synohet është ai i portugezit Renato Sanches, që luan me Lille.

Mesfushori është 24 vjeç, kushton rreth 25-30 milionë dhe kontrata skadon më 2023, kusht ky që nuk i lejon francezët të bëjnë shumë rezistencë. Gjithsesi, agjenti Mendes, njëlloj si Leao, është në kontakt me drejtuesit e Milanit.

Te kuqezinjtë e Piolit ai do të zinte vendin e Kessie, i cili, duke folur për afatet, tashmë është afër lirimit të lirë. Pengesa ka të bëjë me shifrat e tjera, ato të pagës që Sanches, që pretendon 6 milionë euro në sezon, një kërkesë ende shumë e lartë për të mos prishur ekuilibrin e dhomës së zhveshjes së kuqezinjve. Diplomacia e marketingut ka nisur nga puna, për të gjetur një pikë dakortësie midis palëve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kuqezinjite e milanit milani i stefano piolit paolo maldini është kreu i milanit kuqezinjite e milanit milani i stefano piolit paolo maldini është kreu i milanit

Sondazh

Poll