Sport

“Big Ben”, superylli Karim Benzema sot pushton shtypin sportiv europian…

7 Prill 2022, 09:01 Nga DOSJA
“Big Ben”, superylli Karim Benzema sot pushton shtypin sportiv

SPANJE – “Big Ben”, “Mbreti i Europës”, “Champions Benzema”, apo edhe “Big Benzema”: këta janë titujt në disa nga të përditshmet e ndryshme sportive europiane të enjten në mëngjes, një ditë pas hat-trickut të francezit të Real Madridit, në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Chelsea (3-1).

Rasti i dytë radhazi për të në këtë kompeticion, pas atij të regjistrua ndaj PSG-së në ndeshjen e kthimit në Madrid (3-1).

Kështu, titullin “Big Ben” e gjejmë në faqen e parë të dy gazetave të përditshme: “Marcas” spanjole dhe anglezes “The Sun”. Këto dy gazeta padyshim i referohen orës në majë të Kullës Elizabeth, simbolit të kryeqytetit anglez.

“Benzema, një ndeshje për historinë”,- shkruan Roberto Palomar në faqen e së përditshmes madrilene. E historisë, është gjithashtu pyetja e “AS”. E përditshmja tjetër sportive në kryeqytetin spanjol ka nxjerrë një titull të vjetër në Twitter, atë që lajmëronte ardhjen e Benzemas në vitin 2009, me këtë titull: “Benzema mund të jetë Ronaldo i ri”. Trembëdhjetë vjet më vonë, gazeta është kategorike: “Ai e ka tejkaluar atë në sezone, në tituj dhe në gola”.

“KB9” quhet edhe “Mbreti i Europës” në kopertinën e ditës. Dhe të mërkurën në mbrëmje, sapo ndeshja përfundoi, mund të lexoje në “AS”“Madridi fitoi sepse ka Benzema dhe Chelsea vetëm numra. Në realitet, askush nuk e ka Benzemën, i cili vlen gjysmë duzinë lojtarësh”. 

Prandaj, shtypi anglez nuk është ka heshtur. “Një Karim Benzema brilant po copëton mbrojtjen e Bluve,”- shkruan “The Sun”, e cila vazhdon: “34-vjeçari francez po shijon një kulm të jashtëzakonshëm të vonë, në një karrierë tashmë të shkëlqyer dhe Chelsea mund ta paguajë atë duke ia dorëzuar kurorën europiane fituesve C1 13 herë”.

Ai ka qenë “perandorak”, sipas “The Telegraph”, i cila ka një artikull se si Benzema ka hequr dorë nga hija e Cristiano Ronaldos që kur portugez u largua në 2018.

Pjesa tjetër e Europës gjithashtu përshëndeti performancën e tij, si “La Gazzetta dello Sport” që shkruan: “Champions Benzema”, ose Gjermania dhe tabloidi “Sport Bild”: “Big Benzema”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe kandidatura e benzemas karim benzema ishte fantastik lojtarët e real madridit njihen si “blancos” edhe kandidatura e benzemas karim benzema ishte fantastik lojtarët e real madridit njihen si “blancos”

Sondazh

Poll