Sport

Sër Ferguson, “pensionisti” më i paguar në Botë

7 Prill 2022, 08:14 Nga DOSJA
Sër Ferguson, “pensionisti” më i paguar në Botë

ANGLI – Sir Alex Ferguson u tërhoq nga drejtimi i Manchester United në vitin 2019, pasi i drejtoi për 26 vjet “Djajtë e Kuq”, duke dominuar në Premier League dhe në Europë.

Ka qenë një trajnerët më fitues e rrjedhimisht ndër më të paguarit dhe në fakt, ai vazhdon të fitojë shumë para. Sipas medieve angleze, 80-vjeçari skocez fiton ende afërsisht 235 mijë stërlina në javë, një shumë që e marrin lojtarët më të paguar në botë.

Sipas “The Sun”, marrëveshjet për shitjen e librave të tij, investimet dhe paraqitjet publike të Fergusonit, së bashku me 2 milionë stërlina në vit që ai i arkëton si ambasador i klubit të Manchester United, e bëjnë atë konkurrent të fortë të lojtarëve më të paguar në Premier League.

Vlera e kompanive të tij personale mësohet së është rritur në 40 milionë stërlina, ndërsa vetëm vitin e fundit ka mundur të fitojë plot 12.2 milionë stërlina.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #manchesterunited #premierleague ferguson #manchesterunited #premierleague ferguson

Sondazh

Poll