Sport

E pabesueshme por e vërtetë, stadiumi i Riverit ndryshon emrin në “Más Monumental”

7 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
E pabesueshme por e vërtetë, stadiumi i Riverit ndryshon emrin në

ARGJENTINE – Emri i një impianti sportiv është shpesh ikonik sa vetë skuadra. Kjo është arsyeja pse klubet u shesin sponsorëve mundësinë për t’i dhënë emrin e tyre stadiumit, pavarësisht se kjo nuk vlerësohet kurrë nga tifozët.

Eshtë e vështirë për t’i bindur, për shembull, tifozët e Borussia Dortmundit që ta quajnë “Signal Iduna Park” atë që ata e kanë njohur gjithmonë si “Westfalenstadion”. Me pak fjalë, tema është e nxehtë, veçanërisht nëse prek stadiumet legjendare.

Ashtu si “Antonio Vespucio Liberti” në Buenos Aires, që të gjithë e njohin si “Monumentale”. Është shtëpia e River Plate, një nga dy tempujt më të rëndësishëm të futbollit argjentinas, së bashku me “Bombonera del Boca”, që zyrtarisht quhet “Estadio Alberto José Armando”.

Të flasësh për “Monumentalin” do të thotë të kujtosh të gjitha vlerat e Millonarios dhe të kujtosh të gjithë kampionët që gjatë gjithë historisë së klubit kanë veshur fanellën e bardhë me shiritin e kuq. Prandaj, duket e komplikuar që stadiumi të mund të ndryshojë emrin.

Megjithatë, siç shpjegon “Mundo Deportivo”, River Plate ka gjetur sponsorin perfekt, i cili do t’i lejojë ata të mbajnë pothuajse të paprekur onomastikën aktuale, duke shtuar gjithashtu diçka që karakterizon klubin.

Sponsori i ri është në fakt rrjeti i supermarketeve “MAS”, i cili do të lejojë që “Monumental” të bëhet … “Más Monumental”. Kjo do të thotë, në përkthim nga spanjishtja, më monumentale se sa është tani. Por gjithsesi, sensi në rritje nuk mjafton, sepse ka një referencë të dukshme edhe për traditën e klubit, i cili e quan veten “El Más Grande”, si ekipi më i rëndësishëm në Argjentinë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fenomeni i borussia dortmundit river plate drejt fitimit të titullit sulmuesit të river plate fenomeni i borussia dortmundit river plate drejt fitimit të titullit sulmuesit të river plate

Sondazh

Poll