Sport

“Përshëndetje nga Werner”, agjenti sulmuesit takohet me Atalantën, Juven dhe Milanin

7 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
“Përshëndetje nga Werner”, agjenti sulmuesit takohet me

ANGLI – Teksa sezonet ka hyrë në fazën e tyre vendimtare, mes sprinteve finale për caktimet e titujve kombëtarë dhe fazave finale të kupave të Europës, kanë nisur edhe manovrat e mëdha të merkatos së verës.

Mes kontakteve të lejuara nga rregullorja, me përfaqësuesit e lojtarëve që u skadon kontrata pas disa muajsh, apo lëvizjeve të vetë agjentëve për të propozuar klientët e tyre, puna ka nisur pak a shumë e fshehur.

Gjermani Volker Struth, orët e fundit ka qenë protagonist i një “turi” të vërtetë që e ka çuar në takime me drejtuesit e merkatos të disa prej emrave të mëdhenj të futbollit italian.

Në fakt, përveç stafit të merkatos së Milanit, Struth ka pasur kontakte edhe me Juventusin dhe Atalantën, ku është biseduar për të ardhmen e klientit të tij, Timo Werner.

I blerë në verën e vitit 2020 nga Chelsea për 60 milionë euro nga Leipzig, sulmuesi i kombëtares gjermane nuk është preferuar për skemat e bashkatdhetarit të tij Thomas Tuchel.

I dënuar nga paraqitjet dhe shifrat katastrofike (më pak se 20 gola të shënuar në pothuajse dy vjet), Werner do të donte të ndryshonte ‘ajrin’. Prandaj turneu i Struck, i cili pas disa kontakteve me Borussia Dortmundin, në fakt e ka kthyer vëmendjen nga Italia.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i borussia dortmundit pjesë e planeve të thomas tuchel timo werner dhe ziyech turneu i struck drejtori i borussia dortmundit pjesë e planeve të thomas tuchel timo werner dhe ziyech turneu i struck

Sondazh

Poll