Sport

Barcelona, miqësore në Sydney kundër “All Stars” Australian League …

7 Prill 2022, 09:22 Nga DOSJA
Barcelona, miqësore në Sydney kundër “All Stars”

SPANJE – Barcelona do të udhëtojë në Australi për herë të parë në historinë e saj, për të luajtur një ndeshje miqësore më 25 maj, kundër një përzgjedhjeje të lojtarëve më të mirë në Ligën Australiane të Futbollit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Accor” të Sydneyt, me një kapacitet për 80 mijë shikues.

Skuadra e Xavi Hernández do të udhëtojë për në Australi, pasi të përfundojë kampionati i La Ligës dhe do të kthehet menjëherë pas ndeshjes.

“Ne jemi shumë të lumtur që do të zhvillojmë këtë ndeshje në Australi kundër “All Stars” të A-Leagues. Do të jetë hera e parë që ekipi ynë i futbollit viziton këtë vend, ku Barça gjeneron interes të madh.

Kjo ndeshje do të na japë mundësinë që audienca të reja të njohin Barcelonën dhe gjithçka që ajo përfaqëson, gjë që e ka bërë atë një entitet standard edhe jashtë fushës”,- është shprehur Juli Guiu, nënkryetar i zonës së marketingut te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka arritur qëllimin barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat barcelona kerkon titullin kampion barcelona ka arritur qëllimin barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat barcelona kerkon titullin kampion

Sondazh

Poll