Sport

Shakhtar sfidon luftën: Pas 44 ditësh, skuadra e De Zerbit e nis nga Stambolli…

7 Prill 2022, 05:17 Nga DOSJA
Shakhtar sfidon luftën: Pas 44 ditësh, skuadra e De Zerbit e nis nga

UKRAINE Pas dyzet e katër ditësh, Shakhtar i rikthehet stërvitjes. Dhe është një “gol i bukur”, i shënuar kundër bombave, frikës, rrënojave dhe tankeve. Do ta bëjë këtë në Stamboll, ku sot në mëngjes, trajneri italian Roberto De Zerbit, do t’i bashkohet djemve të tij, që po largohen nga Ukraina bashkë me gjithë stafin.

Skuadra e De Zerbit do të përbëhet vetëm nga djem ukrainas nga skuadra e të rriturve, plus të rinjtë nga Donetsk (ata nuk luajnë më në Donbass që nga konflikti ruso-ukrainas më 2014), ata që kishte të huazuar në Mariupol dhe dikë tjetër, që do të bashkohet si Rakitskij, që është rritur te Shakhtar dhe u largua nga Zeniti në Shën Petersburg pas shpërthimit të luftës.

Nuk do të ketë asnjë brazilian: shumë prej tyre kanë gjetur tashmë strehim (anësori Teté te Lyon, mbrojtësi Vinicius Tobias te Reali, shumë të tjerë në shtëpi), të tjerët thjesht nuk e kanë dëshirën të kthehen më në Europë. Jo tani, të paktën.

Si u larguan djemtë nga Ukraina? Falë një leje speciale për arsye humanitare, të lëshuar nga UEFA. Drejtori i përgjithshëm i Shakhtarit, Sergei Palkin, drejtori sportiv Dario Srna, trajneri De Zerbi dhe i gjithë stafi i tij, kanë punuar ditët e fundit për të arritur në këtë zgjidhje me presidentin Ceferin.

Federata turke dhe Basaksehir i kanë vënë lehtësirat e tyre në dispozicion të Shakhtarit, shumë skuadra në mbarë Europën kanë dhënë gatishmërinë e tyre për të organizuar miqësore në kalendarët e tyre: mes tyre Besiktas, Fenerbahçe, Sevilla, PSG dhe Lazio.

De Zerbi dhe ekipi i tij do të përpiqen të riorganizohen si ekip. Fatkeqësisht, futbolli ukrainas dhe fati i tij janë ende të lidhura me gjendjen e vendit dhe e njëjta gjë vlen për të gjithë yjet e tij. Ndërkohë, megjithatë, ata do të rifillojnë vrapimin, stërvitjen, ëndërrimin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazilianë të shakhtarit dhe dinamos së kievit de zerbi ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk brazilianë të shakhtarit dhe dinamos së kievit de zerbi ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk

Sondazh

Poll