Sport

Një “tweet” ndez polemikat për legjendën kontraverse të Southamptonit

7 Prill 2022, 05:11 Nga DOSJA
Një “tweet” ndez polemikat për legjendën kontraverse

ANGLI – Ish-sulmuesi anglez Matt Le Tissier, lavdia e Southampton, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i ambasadorit të klubit të Premier Ligës, pas polemikave të shkaktuara nga një “tweet” i botuar prej tij për viktimat e Bucha, në Ukrainë.

Ish-konsulenti i “Sky News”, 53 vjeç, një “tweet” shprehej se qindra viktima civile, të gjetura në qytetin e pushtuar prej kohësh nga forcat ruse, në fakt ishin manipulime të mediave.

Le Tissier, i cili shënoi 209 gola në 540 paraqitje me Southampton midis viteve 1986 dhe 2002, pastaj e fshiu “tweet”-in dhe shpjegoi se ai donte të denonconte “manipulimet e mediave” dhe nuk mbështet “çdo formë të konfliktit të armatosur”.

Ish-lojtari kishte shkaktuar tashmë një sensacion disa muaj më pare, duke transmetuar mesazhe anti-vaksinë gjatë pandemikës Covid-19, duke pretenduar në veçanti, pa asnjë provë, se 15.000 vetë në Europë qenë vrarë nga vaksina.

Sot, Le Tissier njoftoi se ai ka “vendosur të largohet si ambasador i Southampton. Opinionet e mia, – nënvizoi ai, – janë të miat, si gjithmonë dhe është e rëndësishme të merret ky vendim sot për të shmangur çdo konfuzion”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksioni ukrainas ne minsk le tissier në radhët e southampton sky news aksioni ukrainas ne minsk le tissier në radhët e southampton sky news

Sondazh

Poll