Sport

“Bëmë shumë gabime”, Tuchel i bën thirrje Chelseas të gjejë ‘kokën’…

7 Prill 2022, 04:50 Nga DOSJA
“Bëmë shumë gabime”, Tuchel i bën thirrje

ANGLI – Thomas Tuchel nuk e fsheh zhgënjimin pas ko së keqe me Real Madridin pas ndeshjes së pare çerekfinale të Champions League.

“Është një humbje e rëndë, një nga ndeshjet më të këqija që kam parë ekipin tim të luajë në Stamford Bridge,- tha trajneri i Chelsea për ‘Sky’. – Në këtë nivel nuk mund të luash kështu, as si individ, as si skuadër. Ne ishim shumë larg standardeve tona dhe nëse e bën këtë humbet.”

Në pjesën e parë pranuam shumë hapësira: “Në përgjithësi bëmë shumë zgjedhje të gabuara, përveç dëshirës për të fituar dyluftimet. Pjesa e parë ishte shumë larg çdo standardi që i vumë vetes.”

A ka akoma Chelsea një shans për t’u kualifikuar? “Jo për momentin, jo. Ne duhet të gjejmë nivelin tonë. Nuk mund të presësh një rezultat të mirë me një performancë të tillë. Është alarmante të pësosh shtatë gola në dy ndeshje.

Tani për tani duhet të mendojmë për të shtunën dhe ndeshjen në Southampton, jo rikthimin në ‘Bernabeu’, sepse përndryshe nuk do të marrim pikë. Nëse nuk e vendosim kokën shpejt në vend, nuk do të fitojmë as në Southampton dhe nuk do të kemi as shanse për rikthimin në Madrid”.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea dhe trajneri tuchel chelsea do të përballet gjermani thomas tuchel chelsea dhe trajneri tuchel chelsea do të përballet gjermani thomas tuchel

Sondazh

Poll