Sport

Ancelotti: “Luajtëm me guxim dhe personalitet. Benzema është si vera e mirë”

7 Prill 2022, 04:46 Nga DOSJA

ANGLI – Carlo Ancelotti shijon arritjen e Real Madridit të tij në ‘Stamford Bridge’. “Ne e fituam ndeshjen sepse luajtëm mire, me guxim dhe personalitet, – tha ai për mikrofonat e ‘Prime Video’ pas ndeshjes. – Ne ishim në gjendje ta ndërtonim lojën mirë nga prapa dhe të shfrytëzonim thellësinë. Por ne jemi vetëm në pjesën e parë në përballje. Ne do të dëshirojmë të kemi të njëjtën qasje në kthim, por ju kurrë nuk e dini se si do të shkojë. Natyrisht, ne kemi avantazhin, por përballja është ende e hapur.” 

Për mikrofonat e shtypit spanjoll, Ancelotti tregohet i kujdesshëm. “Mendoj se Chelsea nuk e ka treguar versionin e saj më të mirë falë Real Madridit, por futbolli ndryshon shumë shpejt. Heqja e vlerës së golit jashtë, është një avantazh për ata. Gjithsesi mendoj se luajtëm më mirë se ata këtë mbrëmje (të mërkurën), por ka mbetur edhe një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”. 

Më pas ai bën një vlerësim për Benzema: “Karim përmirësohet çdo ditë si vera e mirë. Ai është gjithnjë e më shumë lider në ekip dhe mendoj se ky është ndryshimi më i madh. Ai tregon më shumë personalitetin e tij, e di që është shumë i rëndësishëm për ne dhe është shembull për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema ishte fantastik me italianit carlo ancelotti i mbështetësit të zjarrtë të real madridit karim benzema ishte fantastik me italianit carlo ancelotti

Sondazh

Poll